RREGULLAT E SJELLJES

 

HYRJE

Bjeshkataria në Kosovë ka fituar respektin dhe masivizimin, falë
bjeshkatarëve si organizatorë të shkëlqyer dhe vetëmohues. Prandaj është detyrë
e ç’do anëtari ta zhvillojë shoqërinë bjeshkatare, sipas mundësive që ka; Detyrë
e përgjithshme e themelore e ç’do anëtari është ta ruajë reputacionin dhe të
mbrojë shoqërinë, duke i respektuar rregullat e bjeshkatarisë dhe duke insistuar
(ndikuar) të bjeshkatarët e tjerë në respektimin e ndërsjellë;
Ç’do anëtar i
një shoqërie bjeshkatare ka obligim moral që në mënyrë të ndershme t’i kryejë të
gjitha obligimet e të qenit anëtar i akëcilit shoqëri. Me qëllim të përkujdesjes
dhe ruajtjes së mjedisit dhe bukurive të rralla të natyrës, ky manual ofron
Rregullat e sjelljes për të gjithë vizitorët, bjeshkatarët, alpinistët etj., të
cilët do të duhej t’i respektonin gjatë qëndrimit në malet e bjeshkët tona.

1.    DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

•    Ç’do anëtar i Shoqërisë
Bjeshkatare/Alpiniste “Prishtina” (ShBAP), është i detyruar që t’i respektojë
Rregullat e sjelljes;
•    Nëse anëtari i Shoqërisë nuk respekton këto
rregulla, i përgjigjet Gjyqit të nderit të Shoqërisë së tij ose Gjyqit të nderit
të Federatës Bjeshkatare të Kosovës.

Vetëm respektimi i përgjegjshëm dhe
me ndërgjegje i këtyre rregullave, anëtarit të Shoqërisë i jep të drejtën të
konsiderohet bjeshkatarë.

2.    MBROJTJA E NATYRËS DHE
MJEDISIT

-    Bukurit natyrore të bjeshkëve janë thesari nga i cili
bjeshkataria merr fuqi;
-    Mbrojtja e natyrës, është njëra prej elementeve
më të rëndësishme të sjelljes dhe kulturës së një shoqërie. Ruajtja e natyrës
është njëra prej shprehjeve elementare të kulturës së sjelljes dhe aktivitetit
të një bjeshkatari, prandaj duhet të jemi shembull edhe për të tjerët se si
duhet të vihemi në shërbim të mbrojtjes së mjedisit;
-    Përveç mbrojtjes
së përgjithshme të mjedisit, detyrë e posaçme e bjeshkatarit është të kujdeset
për mbrojtjen e peizazheve natyrore, pavarësisht se a lidhen drejtpërdrejt apo
tërthorazi me bjeshkatarinë si aktivitet;
-    Veçanërisht është e
rëndësishme mbrojtja e peizazhit malor, parqeve nacionale, bimëve dhe kafshëve
në mal, ujit malor, ajrit malor dhe mjedisit.

►    Bjeshkatari, me
sjelljen e tij, duhet të kontribuoj në ruajtjen e mjedisit malor:
•    Të
mos hedhë mbeturina (ambalazhe, kënaqe, qese najloni, etj.), në shtigje,
vend-pushime e në maje të bjeshkëve, por t’i marrë me vete ato deri te
shporta/kontejneri më i afërt;
•    Të mos shkaktoj zhurmë me sirena,
britma, muzikë;
•    Të ketë kujdes që të mos rrokullisë gurët, sepse mund
të rrezikojë njerëzit e shtazët;
•    Të mos ndezin zjarre në mal as afër
malit;
•    Të mos këpusin lulet dhe të mos dëmtojnë fidanët, pavarësisht se
a janë të mbrojtura apo jo ato;
•    Të mos dëmtojnë objekte të ndërtuara,
kamp-shtëpiza;
•    Gjithmonë të mendoj se, edhe ata që vijnë me të apo pas
tij, kanë të drejtë t’i shijojnë këto mjedise pushimi të pastra e të
padëmtuara.

3.    HUMANIZMI

Bjeshkataria, në kuptimin e gjerë të
fjalës, arrihet lehtë dhe u përshtatet të gjithëve. Si aktivitet është duke u
masivizuar vrullshëm në Kosovë. Numri i shoqërive bjeshkatare po rritet, ashtu
si edhe pjesëmarrja e bjeshkatarëve dhe atyre që e donë  natyrën.
Mjedisi
malor është shumë i rëndësishëm për relaksimin psiko-fizik të njeriut; kalimi i
kohës së lirë me rrethin familjar, me shokë dhe miq.
Bjeshkataria u
përshtatet të gjitha moshave, nga ata të moshës së re e deri te pleqtë. Për këtë
arsye në shoqëritë bjeshkatare tashmë janë përfshirë adhurues të maleve dhe
bjeshkëve të të gjitha moshave.
Bukuritë e natyrës ndjehen e përjetohen
nëpërmjet një marrëdhënie emocionale dhe solidariteti të ndërsjellë njerëzor.
Qëndrimi në male e bjeshkë kërkon një miqësi të vërtetë mes njerëzish,
solidaritet në situatë eventualisht të vështira, asistence vetëmohuese,
vetë-kontroll, disiplinë, kurajo, përkushtim, modesti, spontanitet. Pra,
ndërmjet bjeshkatarëve duhet të mbizotërojë toleranca,  solidariteti dhe
humanizmi.

4.    SHOQËRIMI NË BJESHKË

Miqësia dhe besnikëria
janë vendimtare në bjeshkatari. Ato janë kusht për mbijetesën dhe zhvillimin e
saj. Prandaj, është e rëndësishme të dihen rregullat e përgjithshme të
shoqërimit dhe kënaqësisë reciproke në shoqëri, por edhe manifestimi i miqësisë
së vërtetë me rastin e paraqitjes së ndonjë vështirësie apo rreziku të papritur
që mundë të ndodhe në ç’do hap në natyrë.
Për shkak të kërkesave dhe nevojave
për miqësi të vërtetë në bjeshkë, duhet që gjithmonë t’i tejkalojmë
mosmarrëveshjet apo keqkuptimet, të cilat nuk janë në përputhje me rregullat e
shoqërimit.

5.    NDIHMA SHOQËRORE

Ndihma miqësore dhe e sinqertë
është shumë e rëndësishme gjatë shoqërimit në natyrë.
►    Ndihma shoqërore
mund të jetë:
•    Këshilla apo vërejtja e atyre bjeshkatarëve me përvojë,
për ata me më pak përvoje gjatë ecjes së rregullt, pushimit, ushqimit,
veshmbathjes, rreziqeve, mënyrës së qasjes në rast të ndonjë fatkeqësie
etj.;
•    Ndihma e menjëhershme bjeshkatarëve të lodhur, të rraskapitur, të
rrezikuar apo të lënduar, e sidomos ndihma e shpejtë në rast fatkeqësie;

•    Ofrimi i ndihmës nuk është vetëm obligim i Shërbimit Malor, por edhe
obligim moral i çdo individi;
•    Secili, sipas fuqisë së tij, njohurive,
përvojës dhe mjeteve në dispozicion, duhet t’u ofroj ndihmë atyre që kanë
nevojë;
•    Ndihma duhet të jetë nga zemra, bujare, humane, vetëmohuese,
spontane, shoqërore që asnjëherë nuk kërkon ndonjë shpërblim, por paraqet një
ngrohtësi të vërtetë njerëzore dhe përkrahje morale;
•    I rrezikuari nuk
guxon të fitojë përshtypjen se po e i ndihmon jashtë vullnetit, i tensionuar,
vetëm për shkak të detyrimit apo edhe për ndonjë çmim!

6.    PRANIMI
I NDIHMËS

•    Detyrë e ç’do bjeshkatari/reje është që gjatë ecjes në
bjeshkë të jetë i kujdesshëm, sidomos në kushte dimërore, fizikisht i përgatitur
dhe të ketë përgatitje me pajisje të përshtatshme, varësisht prej motit dhe
stinës;
•    Ç’do bjeshkatar/re duhet të mbajë përgjegjësi për vete si dhe
përgjegjësi shoqërore ndaj të tjerëve;
•    Nisja në bjeshkë pa qenë në
formë të mirë fizike (kondicion), është shprehje e papërgjegjshme ndaj gjithë
grupit, të cilin, bjeshkatari/ja  i/e  papërgatitur e ndalon dhe e vonon në
kryerjen e marshit gjithë grupin;
•    Bjeshkatari-ja, në rast rreziku, së
pari duhet të bëje përpjekje ta ndihmojë vetveten, ndërsa ndihmë kërkon vetëm
atëherë kur nuk mundet (është i/e paaftë), t’ia dalë vetë;
•    Ndihmën e
pranon në atë mënyrën që të bashkëpunojë dhe lehtësojë përpjekjet e atyre që i
janë ardhur në ndihmë atij/asaj. Duhet të jetë gjakftohtë, i/e çetë, pa panik
dhe konfuzion në ç’do situatë;
•    Nuk është e denjë për bjeshkatarin/en të
ketë kërkesa të tepruara. Të jetë i/e durueshëm/me edhe kur ka dhimbje, e
sidomos në rast se sjelljet e tij/saj ndikon negativisht te të lënduarit e
tjerë.

7.    SHPËRBLIMI PËR NDIHMËN E DHËNË

Shpërblimi  më i
mirë për atë që ndihmon të tjerët, është vepra dhe sakrifica e tij humane. Nuk
është mirë që personi që ndihmon ta lavdërojë veten ose t’i mbivlerësoj meritat
e veta; sidomos kurrsesi të marrë meritat, duke anashkaluar të tjerët që kanë
marrë pjesë në shpëtim/ndihmë.
Shpëtimtari do të shkelë rëndë Parimin e
Etikës së Bjeshkatarit, kur nga i lënduari/shpëtuari, pranon ose edhe kërkon
para ose shpërblim për ndihmën e dhënë.
Bjeshkatari-ja i/e cili/a ka marrë
ndihmë nga dikush, është i/e obliguar që atë që i ka ofruar ndihmë, ta
falënderojë në mënyrën më të përshtatshme dhe të sinqertë.

8.
PËRSHËNDETJET

•    Zakon i mirë i bjeshkatarëve është përshëndetja
reciproke. Kjo është një shenjë e dukshme e miqësisë ndërmjet bjeshkatarëve dhe
respektim i zakoneve të të parëve;
•    Përshëndetja duhet të jetë e
kulturuar, njerëzore dhe mundësisht e ngrohtë. Nuk është mirë të pritet kush kë
i pari të përshëndetë. Më i riu përshëndet të vjetrin, meshkujt përshëndesin
femrat;
•    Mirë është që ata që shkojnë drejt pushtimit të majës t’i
përshëndesin ata që kthehen nga pushtimi; në këtë mënyrë i urojnë ata edhe për
pushtimin e realizuar;
•    E pakëndshme dhe jo shoqërore është, nëse
përshëndetjen e pranuar nga largësia nuk e ktheni.

9.    RAPORTET
(MARRËDHËNIET) NDËRMJET BJESHKATARËVE

•    Kudo në shoqëri, e sidomos në
bjeshkë,duhet të aplikohet parimi i barazisë ndërmjet bjeshkatarëve;
•    Në
bjeshkatari nuk guxon të ketë dallime në baza sociale, etnike, racore,gjinore,
apo ndonjë dallim tjetër;
•    Në bjeshkë është me rëndësi primare
bashkëpunimi dhe solidariteti ndërkombëtar i të gjithë bjeshkatarëve;

Ndërkombëtarët që vijnë bashkë me ne si mysafirë dhe miq të vendit tonë, duhet
ta ndiejnë mikpritjen tonë;
•    Barazi nuk do të thotë barazi apriori. Në
male/bjeshkë është thelbësor parimi i solidaritetit, mirëkuptimit reciprok,
konsideratës ndaj kategorive sociale, shëndetësore, moshës, gjinisë dhe
dallimeve të tjera ndërmjet individëve, të cilat kërkojnë respekt reciprok dhe
sjellje të veçantë. Në këtë kontekst spikat parimi i humanizmit dhe miqësisë;

•    Në bjeshkatari vlejnë rregullat e përgjithshme, sipas të cilave
përparësi absolute kanë të sëmurët, fëmijët dhe gratë;
•    Në bjeshkatari
praktikohet që ata që janë me më shumë përvoje dhe janë fizikisht më të
përgatitur, t’u japin përparësi atyre me më pak përvoje dhe më të dobët;

Bjeshkatarët e vjetër e me përvoje, bartin përvojën e tyre te të rinjtë;  është
e rëndësishme të ndërtohen marrëdhënie miqësore dhe mirëkuptim i ndërsjellë;

•    Përvojat e vjetra duhet përshtatur kushteve të reja për zhvillimin dhe
modernizimin e bjeshkatarisë;
•    Në praktikën e bjeshkatarisë janë
ndërtuar rregulla të sjelljes shumë të sakta, në situatë të përditshme, p.sh.:
në takimet në shtigje të ngushta, më i shkathëti, më i forti e sidomos më i riu,
largohet – i lëshon rrugën më të dobëtit (të vjetrit);
•    Në kalimet në
vende të rrezikshme, në terrenet me borë, ujë e të ngjashme, i lirohet pozita më
e përshtatshme me të dobëtit;
•    Në aksionet e përbashkëta (alpinizëm,
shpëtimtari, e të ngjashme), detyrat më të rënda i marrin profesionistët, më të
përgatiturit dhe më të fuqishmit;
•    Gjatë kohës së pushimit, në maje të
bjeshkës apo në shtëpi të bjeshkatareve, vendi më i përshtatshëm i lirohet më të
dobëtit;
•    Me rastin e bujtjes (fjetjes), e sidomos kur shtëpia e
bjeshkatarëve apo strehimorja është e stërngarkuar prej njerëzve, shtratin apo
vendin për t’u shtrirë, i lëshojmë më të dobëtit.

►    Gjatë ecjes në
grup duhet të zbatohen këto rregulla:

•    I pari duhet të barazohet – të
eci sa i fundit;
•    Kur i pari ndalon për një pushim, nuk guxon që të
ndalet në vendin ku i konvenon vetëm atij, por të zgjedhë vendin ku mund të
pushojnë të gjithë bjeshkatarët që gjinden mbrapa tij;
•    Nëse koha është
e ftohtë, me erë, borë apo shi, t’u tërhiqet vërejtja të gjithëve, e sidomos
atyre që djersitën më shumë, që t’i ndërrojnë rrobat dhe të vishen sa më shpejt
për ta evituar ftohjen, dhe, pavarësisht kërkesës për nevojën për pushim, nisja
të bëhet sa më shpejt;
•    Kurrë mos u nisni shpejt, duke u treguar më i
aftë ndaj të tjerëve, por nisu ngadalë apo në atë mënyrë që të mund, gjatë
ecjes, ta rrisni ritmin, po qe se është e nevojshme, të pritni ritmin e ecjes së
të tjerëve;
•    Nuk është mirë nëse nxitoni përpara, pushoni të vetëm dhe,
kur të tjerët ju arrijnë, prapë të nxitoni përpara, duke iu pamundësuar të
tjerëve pushimin, që është i nevojshëm edhe për ata, ndoshta më i nevojshëm se
për ju.

Në të gjitha këto raste dhe të ngjashme, duhet të mbizotërojë
parimi i solidaritetit.

 
10.    SHTËPITË E BJESHKATARËVE

Shtëpitë e bjeshkatarëve, janë të
destinuara kryesisht për pushim, ushqim dhe relaksim të bjeshkatarëve. Në këtë
aspekt, dëshirat dhe nevojat e bjeshkatarëve janë, në të shumtën e rasteve, të
ndryshme, kurse shtëpitë e bjeshkatarëve as për së afërmi nuk janë të
rregulluara dhe të pajisura në atë masë, që t’i kënaqin/përmbushin kërkesat e të
gjithë bjeshkatarëve. Prandaj nga bjeshkatarët kërkohet që të respektohet me
përpikëri rendi shtëpiak gjatë qëndrimit në shtëpi të bjeshkatarëve. Të jetë
modest dhe i kujdesshëm ndaj stafit të shërbimit dhe të tjerëve. Rregullat e
miqësisë dhe solidaritetit këtu duhet të jenë të theksuara. Duhet të mbizotëroj
atmosferë ngrohtësie dhe miqësie e ngushtë, e cila ndihmon për të tejkaluar të
gjitha vështirësitë.
Për një atmosferë të tillë duhet të merren parasysh
nevojat dhe dëshirat e bjeshkatarëve të tjerë, ashtu që, për nevoja dhe dëshirat
(veset)  tona të mos shkaktojnë pakënaqësi te të tjerët.

►    Me rëndësi
të veçantë është sjellja e mirë në rastet si:
•    Gjatë pritjes në radhë,
mos shtyheni dhe mos kërkoni përparësi, por jini të durueshëm, duke u dhënë
përparësi të sëmurëve, fëmijëve dhe grave;
•    Ç’do zhurmë e pengon atë që
dëshiron qetësi, e të atillë në mal/bjeshkë janë në shumicë, sepse atje kanë
shkuar për pushim nga mbingarkesat në punë e tyre të përditshme. Prandaj në
shtëpi të bjeshkatarëve nuk duhet të bëni zhurmë, bërtitni, flisni me zë të
ngritur etj..;
•    Kënga dhe muzika të jenë me zë të përshtatshëm, duke iu
përgjigjur atmosferës së përgjithshme në shtëpi. Nuk është e mirë që në shtëpi
të bjeshkatarëve t’i  ngrihet zëri radios ose ndonjë aparati tjetër që shkakton
zhurmë;
•    Konsumimi i pijeve alkoolike duhet të jetë në masë, duke mos u
tepruar. Sigurisht që, jo vetëm që është i dëmshëm për shëndetin, por edhe
rrezikon bjeshkatarin nga ndonjë fatkeqësi e papritur kur ai ia mësyn, nën
ndikimin e alkoolit, marshimit nëpër bjeshkë;
•    Atmosfera e hareshme
është e dëshirueshme në bjeshkë, por nuk guxon të shndërrohet në një atmosferë
qejfi të tepruar ku i pengon të tjerët;
•    Mbi të gjitha, është e
rëndësishme që natën ta ruajmë qetësinë, d.m.th. heshtjen e plotë gjatë natës,
siç është e rregulluar me rregullat shtëpiake. Ai i cili shkon për të fjetur më
vonë, si dhe ai i cili zgjohet më herët, duhet të jetë i kujdesshëm që mos t’i
pengoj të tjerët;
•    Vetëm në raste të jashtëzakonshme, nëse të gjithë
pajtohen, bisedat në mes të bjeshkatarëve, në një atmosferë të këndshme, mund të
zgjatet orari për ndonjë orë;
•    Në të gjitha rastet e ngjashme – të
lartpërmendura, në dobi të përgjithshme është reagimi miqësor ndaj atyre
shkeljeve;
•    Detyrë morale e ç’do bjeshkatari, e jo vetëm e shtëpiakut,
është gjykimi dhe ndalimi i këtyre shkeljeve.

11.    UDHËHEQËSI I
EKSPEDITËS

•    Udhëheqës i ekspeditës mundë të jetë vetëm
bjeshkatari/alpinisti me eksperiencë, i cili më parë është i informuar me të
gjitha detajet prej të cilave varet që aksioni të jetë i suksesshëm;

Detyrë e udhëheqësit është të organizojë transportin, akomodimin dhe qëndrimin
në mal/bjeshkë, si dhe ngjitjen e sigurt në majë të bjeshkës për të gjithë
pjesëmarrësit në atë aksion;
•    Udhëheqësi duhet të ketë autoritet dhe të
jetë i vendosur në vendimet e tij, e ato i arrin në qoftë se, ata të cilët i
udhëheqë, e dinë për te se e ka eksperiencën e mjaftueshme për t’i udhëhequr në
mënyrë të kujdesshme; që të mos lodhen deri në pamundësi për të vazhduar rrugën
më tej; që të ecin shtegut të sigurt; të jenë në dijeni se kah po shkojnë; çfarë
po synojnë; a është duke mbizotëruar ndjenja e miqësisë dhe e solidaritetit mes
tyre;
•    Udhëheqësi mund të lajmërohet vullnetarisht, me vetiniciativë, që
t’i prijë një aksioni; mund ta propozojnë pjesëmarrësit e aksionit ose organet
udhëheqëse të shoqërisë;
•    Udhëheqësi është anëtar i shoqërisë, që
organizon aksionin, jo në emër të tij personal, por në emër të shoqërisë, e në
përgjegjësi personale; ai është përgjegjës dhe përgjigjet para ligjit për të
gjitha aksidentet e mundshme që mund të ndodhin, nga momenti i nisjes deri te
kthimi, pavarësisht a është apo s’është fajtor për ndonjë veprim të
padisiplinuar të ndonjë pjesëtari apo grupit të tyre, i cili ka shkaktuar
aksidentin e padëshiruar dhe fatkeq;
•    Është themelore që ç’do
pjesëmarrës të dijë për udhëheqësin dhe përgjegjësitë e tij, prandaj duhet të
sillet/veprojë në përputhje me rregullat;
•    Në qoftë se udhëheq të rinj
të papërvoje, fillestarë, veçanërisht kur aksioni ka për qëllim marrjen e
njohurive bazë për bjeshkën, e sidomos kur aksioni duhet të zhvillohet në
bjeshkë më të larta, udhëheqësi mban një apo më shumë takime të mëparshme në
vende më të afërta, me disa orë ecje të lehta, me qëllim që t’i njoftojë
pjesëmarrësit me programin e aksionit, shtegun, kohëzgjatjen e aksionit, me
vështirësitë e mundshme, për mënyrën e veshjes, çfarë të marrin me vete nga
ushqimi dhe pajisjet, veshmbathjet dhe mjetet e tjera rezervë;

Udhëheqësi u tërheq vërejtjen pjesëmarrësve që të përgatiten fizikisht me
stërvitje (vrapim, gjimnastikë, ecje), për përpjekjet e ardhshme;

Aksionet e “forta”, në bjeshkë të larta, brenda dhe jashtë vendit, kërkojnë
përgatitje të organizuar të pjesëmarrësve, me qëllim që të jenë sa më të
përgatitur fizikisht dhe psikikisht, për çfarë udhëheqësi duhet të ketë
kujdes.

12.    RAPORTI NDAJ UDHËHEQËSIT

•    Sa më e vogël të jetë
përvoja juaj në bjeshkatari, aq më i madh është obligimi që në mënyrë të
përpiktë t’i përmbaheni programit, urdhrave, këshillave, ose udhëzimeve të
udhëheqësit;
•    Mos shpejtoni gjatë të ecurit, që t’i dilni para grupit,
por as mos u ndalni mbrapa grupit pa e lajmëruar udhëheqësin; po ashtu mos
shkoni në anë të tjera sipas ‘tekeve’ pa lejen e udhëheqësit;
•    Mos u
përziej në punën e udhëheqësit, përveç nëse nga ai kërkohet mendimi ose ndihma
juaj; mos shkaktoni probleme gjatë rrugës apo në shtëpi të bjeshkatarëve;

•    Për të gjitha vërejtjet ndaj udhëheqësit, për ato veprime ndaj jush
personalisht, e që mendoni se janë të gabuara, i diskutoni pas kthimit,
publikisht, në prezencë të shokëve të tjerë, me fakte dhe argumente, e jo vetëm
në baze të mendimeve tuaja subjektive të bazuara në kryeneçësi, papjekuri, ose
sjellje të papërgjegjshme.

13.    ZYRTARËT E ORGANEVE DREJTUESE TË
SHOQËRISË

•    Ç’do funksion në organet e bjeshkatarisë është i ndershëm.
Është i bazuar nga besimi i anëtarsisë, se zyrtari me përvojën e tij, me punën
dhe angazhimin e tij, do ta zhvillojë bjeshkatarinë. Obligimi i parë – themelor,
i ç’do zyrtari të bjeshkatarisë është që t’u përmbahet këtyre rregullave dhe të
jetë shembull i mirë për të tjerët!
•    Detyrat duhet t’i kryej me kujdes,
në bazë të aftësive dhe njohurive të tij, në dobi të anëtarësisë e shoqërisë, si
dhe në dobi të bjeshkatarisë në përgjithësi;
•    Duhet të përkujdeset për
ruajtjen e pasurisë së shoqërisë si dhe kursimin në mënyrën sa më  racionale.
Neglizhimi i tyre konsiderohet shkelje e rëndë e rregullave të
bjeshkatarisë;
•    Raporti i çdo zyrtari ndaj bjeshkatarëve të tjerë, duhet
të jetë shoqëror. Autoriteti nuk fitohet me pozitë, por fitohet me punë dhe
sjellje të mira; kurrsesi me urdhra e thirrje në pozitë;
•    Zyrtari në
organet e bjeshkatarisë, nuk mund të kërkojë ndonjë privilegj të veçantë. Më të
mëdha për të janë vetëm detyrat dhe përgjegjësitë, prandaj vlen barazia e plotë
për të gjithë bjeshkatarët;
•    Ndërmjet zyrtarëve të bjeshkatarisë, në
përgjithësi, e sidomos ndërmjet zyrtarëve të të njëjtës shoqëri, duhet të
mbizotërojë uniteti, bashkëpunimi shoqëror, disiplina dhe ndjenja e
përgjegjësisë së përbashkët për detyrat që i presin;
•    Ndjenja
konkurruese, zilia dhe dobësitë e ngjashme pengojnë atmosferën e punës shoqërore
e as nuk i shërbejnë për nder bjeshkatarit. Marrëveshjet e përbashkëta, afrimi i
qëndrimeve, ndarja e punëve, janë parime për kryerjen e detyrave.

14.
ÇMIMI I NDERIT

•    Për kryerjen e detyrave me sukses dhe për aktivitete
të shumta në dobi të bjeshkatarisë,si dhe për bashkëpunim me shoqërit tjera,
Shoqeria Bjeshkatare Alpiniste “Prishtina”, ndan mirënjohje dhe shenja,
shoqërive bjeshkatare dhe bjeshkatarëve;
•    Shenjat e Nderit barten me vete
në raste ceremoniale dhe vendosen – të dukshme, në veshje, në
gjoks.

15.    GJYQI I NDERIT

•    Anëtarët e shoqërisë bjeshkatare
përgjigjen për shkelje serioze të rregullave të bjeshkatarisë para Gjyqit të
Nderit;
•    Gjyqi i Nderit ndërhyn edhe në raste të tjera,në mënyrë
shoqërore, kur lindin keqkuptime ndërmjet  anëtarëve të shoqërisë;

Ndërhyrja shoqërore e Gjyqit përfshin sqarimin në keqkuptimet që kanë lindur,
pajtimin, në bashkëpunim të ngushtë me anëtarët e shoqëris bjeshkatare.

STATUTI I SHBA “PRISHTINA”

Në bazë të nenit 11,12 të Statutit të Federatës Bjeshkatare të Kosovës i  harmonizuar me Ligjin për kulturë fizike dhe sport të Kosovës neni 26 dhe 34 i  miratuar me 20.11.2003.nga Kuvendi i Kosovës, Rregullorës të Komitetit Olimpik  të Kosovës,neni 8 alinea 8.1.Shoqëria Bjeshkatare “Prishtina” nga Prishtina,në Seancën e Kuvendit zgjedhor të mbajtur më 20/06/2009, miratoi këtë:

S  T  A   T  U  T

TË SHOQËRISË BJESHKATARE ALPINISTE
“PRISHTINA”PRISHTINË

Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste është organizatë
vullnetare e pavarur dhe jo profitabile, të dashamirëve të natyrës dhe bjeshkëve
si dhe monumenteve kulturore-historike në  bjeshkë dhe natyrë. Shoqëria me punën
dhe veprimtarinë e vet zhvillon shkathësitë e bjeshkatarisë dhe rekreacionit
sportiv në bjeshkë, nxit dashurinë ndaj njeriut atdheut dhe kultivimin -ruajtjen
e natyrës. Qytetarët vullnetarisht anëtarsohen dhe janë anëtarë  të
Shoqerise.

I. DISPOZITAT THEMELORE

Neni 1.

Shoqëria
Bjeshkatare Alpiniste ”Prishtina 1”në tekst të metejm :SHBAP  është asociacion
i  cili merret me veprimtarinë e bjeshkatarisë në Komunë dhe në Kosovë, në të
cilen qytetarët vullnetarisht anëtarsohen dhe janë anëtarë  të Shoqerise, për
t’i realizuar dhe përparuar qëllimet e përbashkëta .

Neni
2.

Emertimi i plotë është:Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “Prishtina 1” -
Prishtinë. Sipas nevojës shfrytezohet edhe shkutesa :SHBAP. Me mbishkrim në
gjuhen shqipe, mundë të përdoret edhe gjuha angleze e emertuar:

SHBA
“Prishtina”  vepron në teritorin e Komunës.
Selia e SHBAP-ës është në
Prishtinë , rruga Andrea Gropa pn..

Neni 3.
SHBAP   bën realizimin e
qëllimeve dhe detyrave programore në mnyrë të pavarur në bazë të Statuti të
FBK-ës, dhe të Statutit te Shoqëris Bjeshkatare Alpiniste “Prishtina ” ,të cilin
e përcakton dhe aprovon Kuvendi i SHBAP  në bashkëpunim  më FBAK-un. Bashkepunon
me Drejtorin Komunale të Sporteve te Prishtinës,shoqërit tjera bjeshkatare të
Kosovës,organet shtetërore, institucionet  shkencore, tregtare, me shkolla dhe
me organizata tjera me interes të perbashkët. SHBAP  veprimtarinë e vet e
realizon duke bashkëpunuar me organizatat dhe levizjet, posaqerisht me ato që
veprimtarinë e tyre  e kanë të përqëdruar në ruajtjën e natyrës në
bjeshkë.

Neni 4.

SHBAP  është organizatë sportive dhe anëtare e
barabartë në Federatën Bjeshkatare Alpiniste te Kosovës, me shoqerit tjera të
bjëshkatarisë,më këshillat e Komiteteve Olimpike të Komunave aty ku egzistojnë.
SHBAP  në mënyrë vetanake – vullnetare mundë të anëtarsohet në organizata të
tjera ekologjike në Komunë dhe Kosovë ,si dhe në organizata tjera.

SHBAP
është anëtare pëmës federatës bjeshkatare te Kosovës në organizaten
nderkombetare –Federatat-UIAA/Union Internationale Des Association
d’Alpinizëme./

SHBAP nuk lejon diskriminim racor,fetar, politik dhe
mohimin e të drejtave dhe lirive të njerut.

Neni 5.

SHBAP  është
organizatë joqeveritare, jo profitabile  e regjistruar në Regjistër të
organizatave kompentente të Kosovës dhe në Federatën bjeshkatare të Kosovës. Për
marrjen e obligimeve SHBAP  përgjigjet më të gjitha mjetet e veta. SHBAP- ën e
përfaqëson Kryetari i SHBAP , Nënkryetari, Sekertari. Në rast të mungesës së
tyre me autorizim me shkrim nga Kryetari,e zavendëson njëri nga anëtarët e
Bordit të SHBAP .

Neni 6.

Shenja e SHBAP-së  është, rrethi i kuq,
në mes bjeshka,ne pjesen e siperme maja me dëbor ,lulja alpike në kendin e majt,
në rreth mbishkrimi në gjuhën shqipe SHOQËRIA BJESHKATARE ALPINISTE”PRISHTINA
1”.Mmund të përdoret edhe gjuha angleze.

Neni 7.

SHBAP , e ka
vulën e rumbullakët 30 mm, dhe katerore 40×30 mm.,në mes me simbol bjeshke, me
mbishkrim   Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “Prishtina 1” Prishtinë ,edhe në
gjuhën angleze.

Neni 8.

Flamuri i SHBAP-së është më ngjyrë të
kaltërt,  madhësia  200 x100 cm, me shenjë markacionit në mes prej 50 cm në form
të rrumbullakët ngjyrë të kuqe dhe me mbishkrim me shkronja te zeza, me bjeshke
në mesë.

Neni 9.

Puna ne organet e SHBAP është e
mirepritur.Shoqëria duhet t’i kryej punët në harmoni me dëshirat e popullatës,
në mënyrë kolegiale, t’i kryej me përgjësi,te jet transparente dhe te kete
zgjedhje demokratike brenda saj.

II.QËLLIMET, DETYRAT E
VEPRIMTARISË

Neni 10

SHBAP ,  qellimet dhe detyrat e veta i
realizon në këtë menyrë :

-    Zhvillon forma te organizuara të
bjeshkatarisë dhe krijon kushte për zhvillimin e përgjithshëm të aktiviteteteve
të bjeshkatarisë në Komunë.
-    Përkrah dhe organizon aktivitetet për
mbrojtjen e resurseve bjeshkatare dhe ambientit të njeriut, si dhe në ruajtjën e
monumenteve kulturo-historike të cilat ndodhen në bjeshkë.
-    Zhvillon
aktivitete trupore të cilat zhvillohen në mënyrë të organizuar me qëllim të
përparimit të shendetit dhe rekreacionit,
-    Organizon në mënyrë të pavarur
ose përmes shoqërive te tjera, pikniqe, marrshe, takime, revista, ekspedita,
gara bjeshkatare dhe aktivitete të tjera shoqërore në lëmin e
bjeshkatarisë,
-    Organizon shënimin dhe mirëmban shtigjet bjeshkatare
-rrugët në bjeshkë
-    Kujdeset për rritjen materiale të bjeshkatarisë ,
kujdeset për ndërtimin e shtëpive bjeshkatare dhe mirëmbajtjen e tyre, si dhe
strehimore të cilat mund të i shfrytëzojnë bjeshkatarët vëndor dhe ndërkombëtarë
me kushte të volitshme,  te atyre që kanë të nënshkruar marreveshjen me FBAK-un
dhe Shoqerin Bjeshkatare Alpiniste “Prishtina” për reciprocitet.
-    I
mundëson anëtarve të vet sigurimin e literaturës profesionale të bjeshkatarisë ,
doracak për orjentim,udhëheqje në bjeshkë etj.Organizon programe për të rinjët
në ngritjën  arsimore-kulturore në mes të bjeshkatarve të Komunës dhe
Fedetartës,
-    Kultivon etikën bjeshkatare,zhvillon dashurinë në mes
njerzve, marrëdhënje te mira,ndjenja të mira për natyrë dhe ruajtjën e
saj.
-    Punon në ngritjën e ciklësisë dhe përparimin e aftësive
profesionale sportive të SHBAP , ekipeve sportive/perfaqësueseve/të cilat  i
udhëheq trajneri i shoqërisë në gara,
-    Drejton dhe harmonizon punën e
sekcioneve të saja,
-    Krijon kushte për zhvillimin të anëtarëve fisnik dhe
të fort.
-    Organizon dhe aftëson anëtarsinë e vet për ndihmë   në raste të
fatëkeqësive natyrore, fatëkeqësive tjera, rreziqe gjat luftës etj.
-
Organizon ngritjën profesionale të anëtarësisë së vet përms shkollave,
seminareve dhe mënyra të tjera të arsimimit.
-    Bashkëpunon me
institucionet shkencore për zhvillimin e bjeshkatarisë dhe vleresimet e
saja.
-    Orjenton zhvillimin professional /specialistet/ për alpinizëm,
speleologjia, ngjitjën sportive, orjentimin me harta dhe busolla, udhëheqje  te
rruges, ecje-më ski /bietllon/ mbrojtja e natyrës në bjeshkë dhe markimin
.
-    Si organizatë sportive kryen veprimtarinë e vet në bazë të ligjit për
sport dhe rregulloreve përcjellëse që posaqerisht bazohen në sportin garues në
FBAK.
-    Vendos orjentimet, planet dhe programet e punës  të
shoqërisë,Kryen edhe punë të tjera të nevojshme për zhvillimin e bjeshkatarisë
dhe organizatave bjeshkatare.

III. ANËTARËT E SHOQËRIS  BJESHKATARE
“PRISHTINA”

Neni 11.

Organizat themelore bjeshkatare është
Shoqëria Bjeshkatare e cila ka cilësinë e përsonit Juridik, e regjistruar në
organet kompetente shtetërore.
Anëtare të organizatës themelore të
bjeshkatarisë mund të jenë vetëm përsonat fizik.
Neni 12.

Organizatat bjeshkatare-shoqëritë mund të bashkohen në
çështje organizative dhe të punës.
Në rajon  dhe qytet, mundë të themelohen
lidhjet bjeshkatare të rajonit dhe të qyteteve nëse në ate rajon ose qytet
veprojnë më se paku  tri shoqëri bjeshkatare të rergjistruara në FBAK. Lidhja
rajonale   e qyteteve  organizohet në parimin e përfaqësuesve si trup koordinues
i këtyre shoqërive për veprimtari në rajon. Lidhjet bjeshkatare të  rajonit ,
qytetit, shërbimi shpëtimtarisë, jan të obliguara të jenë anëtare të
FBAK-ës.

Neni 13.

Obligimet e SHBAP -ës janë :

-
marrja me veprimtarinë bjeshkatare,
-    harmonizimi  i statutit ,
rregulloreve dhe akteve tjera normative si dhe njoftimi FBAK-ut me ndrrimet në
statutin e SHBAP. Zbatimin e vendimeve të organeve të SHBAP dhe FBAK-ut,
-
njoftimin e ndrrimit të adresës të shoqërisë bjeshkatare. Njoftimi me
objektet,strehimoret dhe shpellat që shoqëritë  i kanë dhe i zbulojnë,
-
te paguajn rregullisht anëtarësinë FBAK-ut, sipas vendimeve të
miratuara,

Neni 14.

Për t’u bërë anëtare e FBAK-ës, SHBAP duhet të
dorëzojnë vendimet për bashkëveprim në FBAK, kopjen e statutit të fotokpjuar,
vendimin e regjistrimit, kopjen nga enti Statistikor për shifren e veprimtarisë,
shenimet themelore për anëtarsi, emrin mbiemrin e Kryetarit, sekertarit me
shenime dhe adresa. Me pranimin e Statuti dhe Rregulloreve për anëtarsim në
FBAK, SHBAP vullnetarisht i bashkangjitet FBAK-ut,ku bashkon veprimtarinë e vet
në zhvillimin e bjeshkatarisë,qe t’i realizoj vendimet, konkluzat dhe qendrimet
e FBAK-ës.

Neni 15.

Puna e SHBAP. me organet e saja është publike
dhe i hapur.

IV. ORGANET E SHOQERISË  BJESHKATARE ALPINISTE
”PRISHTINA’

Neni 16.

Organet e SHBAP janë :

1.
Kuvendi,
2.    Bordi-Kryesia
3.    Këshilli mbikëqyrës
4.    Gjygji i
nderit

1.    KUVENDI

Neni 17.

Kuvendi i SHBAP është
organi më i lart. Kuvendi numron 29 anëtarë, prej tyre 30% te gjinisë femrore,
10% minoritete  të përfaqësuar – zgjedhur në strukturat udhëheqëse të
Kuvendit.
Anetaret per kuvend I propozon Bordi I SHBAP,kurse Kuvendi I verifikon
dhe miraton.

Mbledhjet e Kuvendit mbahen më së paku një herë në  vit,
sipas nevojës edhe më shum herë.

Çdo shoqëri bjeshkatare e anëtarësuar në
FBAK delegon nga një ose më shumë anëtarë, sipas numrit të anëtarve te
anëtarsuar në shoqëri, e cila zgjedhë vet përfaqësuesin e sajë, ne baze te
statutit të vet.

Neni 18.

Kuvendi :

-    miraton Statutin
ndrrimet dhe plotësimet,
-    miraton programin orjentues të bjeshkatarisë
,
-    miraton planin zhvillimor afatëgjatë e afatëmesëm të
bjeshkatarisë,

Neniu 19.

Kuvendi mund të merr vendime të
plotëfuqishme, nëse në Kuvend marrin pjesë më shum se gjysma e anetarëve të
Kuvendit.
Nëse në Kuvend  të SHBAP  në kohë të caktuar nuk kanë ardhur gjysma
e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të zgjedhur, Kuvendi shtyhet  per 30
minuta,  e nesa prap nuk ka korum, mbledhja shtyhet per nji kohe tjeter,jo me
larg se 30 ditë.

Kuvendi  sjell vendime më shumicën e votave të anetareve
prezent në Seancë.

Neni 20.

Kuvendin e cakton Kryetari i SHBAP  në
bazë të vendimeve të Bordit të SHBAP.
Kryetari është i obliguar të caktoj
seancën e Kuvendit në afatë prej 60 ditësh edhe në rast të kërkesës të 1/3 të
anëtarve të Kuvendit.
Materiali me rend të ditës dhe dokumetacionin e
nevojshëm, duhet t’ju dërgohet anetareve te Kuvendit  7  ditë para seancës së
Kuvendit.

Neni 21.

Seancen e  Kuvendit te SHBAP mund t’a thërras
Këshilli Mbikëqyrës, nëse nuk e thërret Kryetari i SHBAP-ës ne afat prej  60
ditesh nga data e paraqitjes se kerkeses nga ana e Keshillit Mbikqyres.

Rendin  e  ditës e cakton Kuvendi.

Kryetari dhe Nënëkryetari i
SHBP,Kryetari i Këshillit mbikëqyrës dhe Gjygji i nderit zgjidhen me vota të
fshehura.
Kuvendi në raste të veqanta sipas rregullave votimin e bën të
hapur,nëse Kuvendi vendos që votimi të jetë me vota të hapura.

Puna e
Kuvendit është e hapur dhe në  të mbahet proqesverbali i cili publikohet në
version të shkurtër dhe i u dërgohet anëtarëve te SHBAP.

Neni
22.

Punën e Kuvendit zgjedhor e drejton Kryesia e punës e zgjedhur në
Kuvend nga pëqrfaqësuesit prezent në mbledhje.
Deri në zgjedhjen e
kryesisë,  Kuvendin e udhëheq Kryetari dhe Nënkryetari i gjertanishëm i
SHBAP.

Neni 23.

Përfaqësuesit e SHBAP ne FBAK, janë të obliguar
t’i njoftojnë për punën  e vet Bordin dhe organet tjera të FBAK-es.

2.
BORDI I  SHBP-ës

Neni 24.

Bordi i SHBAP është organ ekzekutiv i
Kuvendit dhe i përgjigjet për punën e vet Kuvendit.
Bordi numron 7
anëtarë,prej tyre 30%të përfshirë nga gjinia femrore, 10% të minoriteteve.Kjo
perberje duhet te jetë edhe ne  strukturat udhëheqëse të Bordit dhe Komisioneve
te punës të SHBP.
Takohet më së paku njëherë në dy javë, sipas nevojës edhe
më shum herë.
Bordin e përbëjnë Kryetari dhe Nënëkryetari i SHBAP,të cilët me
automatizem janë anëtarë të Bordit, dhe anetaret e tjere te zgjedhur nga
Kuvendi.
Mandati i anëtarëve të Bordit është 4 vite, dhe në atë detyrë mund
të zgjidhen përsëri.

Neni 25.

Bordi :

-    harton planet e
punës të SHBAP,
-    harton Rregullorën e anëtarësimit në SHBAP, rregulloret
e Komisioneve të SHBAP-ës dhe rregulloret tjera të nevojshme për SHBAP,
-
harton rregullorën e Bordit-planin operativ të punës.
-    harton orjentimet
për bashkëpunim ndërkombëtarë të SHBAP , per bashkpunim me organet e FBAK-ës dhe
shoqërit e anëtarsuara në FBAK.
-    shqyrton , vlerson dhe aprovon raportet
e punës të organeve dhe komisioneve të SHBAP.
-    i revokon anëtarët e
bordit në propozim të Kryetarit, para skadimit të mandatit, nëse  nuk është
aktiv dhe nuk i zbaton vendimet e bordit dhe të Kuvendit të SHBAP,  si dhe, në
propozim të Kryetarit të Bordit koupton më së shumti 1/3 e  anëtarve të Bordit
gjër në fund të mandatit, e për këtë e njofton  Kuvendin e SHBAP.

-
harton planin finansiar dhe shqyrton bilansin përfundimtar të SHBAP. Vendos për
obligimet e SHBAP dhe mjetet tjera financiare të SHBAP,
-    vendos për
kriteret e dhe ndarjen e mirenjohjeve dhe shperblimeve anëtarëve dhe të
tjerëve,
-    vendos për ndërtimin e objekteve bjeshkatare,
-    harton
programin e zhvillimit të Shoqeris Bjeshkatare dhe i dërgon kuvendit për
miratim.
-    harton programin e shkollimit të kuadrave, me propozim të
sekcioneve dhe komisoneve.
-    Sjell vendime për pasurimin e veprimtarisë
bjeshkatare.
-    Përgatit raporte,analiza dhe  dukumentacionin e punës për
Kuvend.
-    Realizon orjentimet të cilat i ka aprovuar Kuvendi.
-    Në
propozim të Komisioneve profesionale i emron udhëheqësit dhe zavendësit e
sekcioneve dhe trupave punuese të SHBAP,
-    Kryen edhe punë të tjera që e
ka autorizuar Kuvendi.

Neni 26.

Vendimet e Bordit jan te
plotfuqishme  nëse në mbledhje marrin pjesë shumica e anëtarve të bordit dhe
votojnë ‘për’ shumica e anëtarëve prezent.
Seancat e bordit i fton
Kryetari,ne munges te tije Nenkryetari. Mund t’a ftoj edhe Këshilli mbikëqyrës
me propozim të 1/3 të anëtarve të Bordit.

3.KRYETARI DHE NËNKRYETARI I
SHBAP-ës

Neni 27.

Kryetari dhe Nënëkryetari i SHBAP jane anetar
te Bordit.Zgjedhen me mandat 4 vjeçar. Ata në këte detyrë mund të zgjidhen
përsëri. Në rast të mungesës të Kryetarit atë e zavendëson Nënëkryetari i
SHBAP.

Neni 28.

Kryetari kujdeset për punën në SHBAP dhe organet
tjera, që puna të jetë në harmoni me ligj, Statut dhe rregulloret e
SHBAP.
Kryetari është përgjegjës për punën e hapur publike në
SHBAP.

Neni 29.

Kryetari e thrret Kuvendin, Bordin,propozon rendin
e ditës, kryeson seancat. Kryetari kryen edhe punë të tjera të caktuara me
Statut dhe aktet tjerat të SHBAP. Kryetari për punën e vet i përgjigjet Kuvendit
të SHBAP.

Neni 30.

Kryetari mund të ndaloj realizimin e vendimeve
për të cilat vlerson se janë në kundërshtim më këte Statut të SHBAP.

Neni
31.

Kryetari i Kuvendit është njëherit i Kryetar I Bordit.
Udhëheq dhe
organizon punën e Bordit dhe trupave punuese.
Realizon nenshkrimin e
vendimeve dhe konkluzave te miratuara ne Bord.
Eshtë urdherdhënës  për
realizimin e mjeteve materjale të SHBAP.

5.    KËSHILLI
MBIKËQYRËS

Nneni 32.

Këshilli mbikëqyrës ka 3 anëtarë dhe 3
zëvendësa, të cilët i zgjedh Kuvendi me mandat 4 vjeçar, dhe mund të zgjedhen
përesëri.
Anëtarët e Këshillit mbikëqyrës nuk mundë të jenë anëtarë të
Kuvendit te SHBAP-ës.
Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës e zgjedhin kryetarin
mes tyre.

Neni 33.

Këshilli mbikëqyrës punonë në seanca të cilat i
thrret dhe i udhëheq kryetari i KM.të SHBAP-ës.
Vendimet i merr më shumicën e
votave të anëtarve prezent në seancë të KM.të SHBP-ës.
Neni
34.

Këshilli mbikëqyrës mbikëqyr qështjet materjalo-financiare,programet,
punen profesionale të organeve dhe shërbimit të SHBAP-ës,në përputhje me ligjin,
Statutin e SHBAP-ës dhe vendimet,konkluzionet e Kuvendit,Bordit dhe
Komisioneve.
Të gjitha organet e SHBAP-ës janë të obliguara t’i ofrojnë
meterjalet e nevojshme për shiqim, që ata i kerkojnë.Për këte punë KM e informon
Kuvendin e SHBAP-ës dhe bën propozime dhe mund t’a thrras Kuvendin, nëse vëren
parregullësi në qështjet financiare-materjale.

6.    GJYGJI I
NDERIT

Neni 35.

Kuvendi i SHBAP-ës  e zgjedh Gjygjin e nderit  nga
rradhët e anëtarëve të Kuvendit, i cili ka 3 anëtar dhe 3 zavendësa më mandat
prej 4 vitësh.Në  këtë detyrë mundë të zgjidhen edhe njëherë.
Anëtarët e
Gjygjit në mes veti zgjedhin Kryetarin e Gjygjit.
Gjygji i nderit inicon dhe
udhëheq procedurat, sjell vendime për sjelljet jo Statutare, njollosjen e etikës
së bjeshkatarisë dhe të antarësisë në SHBAP.

Neni
36.

Gjygji i nderit punon në seanca  dhe mbledhjet i udhëheq Kryetari i
Gjygjit të nderit.Vendimet jan të vlefshme nëse në mbledhje votojnë më shum së
gjysma e e shumicës së anëtarve prezent në mbedhje.

Neni
37.

Ggjygji I nderi merr masa diciplinore:
-    për gabime të lehta,
me vrejtje dhe me kusht,
-    për veprime të gabuara të rënda,denim më një
vit  mos  pjesëmarrje në akcione, ose, mos kryerje të funkcioneve në organet e
SHBAP prej një viti deri më tri vite,
-    për veprimet më të rënda edhe
largim të perkohshëm ose të përjetshëm.
-
Neni 38.

-
Procedura e Gjygjit të nderit rregullohet më Rregullore të
posaqme.

V.KOMISONET E SHBAP–ës

Neni 39.

Veprimtaritë e
ndryshme të bjeshkatarisë  në SHBAP i kryejn Komisionet profesionale
organizative të SHBAP-ës.
Në SHBP egzistojnë:
-    Komisioni Kadrovik për
shkollimin e kuadrave në,
-    Alpinizëm,
-    Ngjitje sportive,
-
Speleologji,
-    Orjentim më harta dhe busoll në bjeshkë,
-    Udhëheqëja
në bjeshk,
-    Shërbimit të shpëtimtarisë,
-    Ruajtja e
ambientit,
-    Bietloni/ecja më ski dhe qitja më arme në bjeshkë,
-
Ruajtja e ambientit në natyrë.
-    Komisioni për veprimtarinë
informative,
-    Komisioni për dhurata dhe mirenjohje,
-    Komisioni për
pregaditjën e Statutit dhe akteve tjera normative te nevojshme në
bjeshkatari,
Bordi i SHBAP-ës, mund të formon edhe komisione tjera të
nevojshme për  SHBAP-ën.

Neni 40.

Komisionet e SHBP-ës veprojnë
sipas rregullores të cilat vet komisionet i hartojnë dhe i aprovon Bordi i
SHBAP-ës.
Komisionet i udhëheq Kryetari i cili zgjedhet nga vet anëtarët e
Komisionit dhe i propozojnë anëtarët për Bord të SHBAP-ës.
Baza finaciare
është nga anëtarsia, që rregullohet me vendim të bordit te SHBAP.

Neni
41.

Është e rëndësishme kjo veprimtari që numri të jet sa më i madhë i
anëtarsuar në shoqëritë bjeshkatare të cilët do të i shenojnë e rrugët në
bjeshke, udhëheqjën  e pikniqeve në natyrë.
Këshilli  profesionist që e
zgjedhë Bordi i SHBP-ës do të kujdeset për komisionet që do të përkujdesen për
këto Thirrje të qertifikuara për Instruktor nacional, ndërkombëtar.

Shënuesit e shtigjeve në bjeshke/markimi/

Shënuesit janë anëtar
të shoqërive bjeshkatare të cilët me vullnet i kryejn detyrat në shenimin e
shtigjeve në bjeshkë dhe mirembajtjen e tyre.

Ruajtja e
ambientit

Rojtaret e ambientit janë anëtarë të shoqërive bjeshkatare të
cilët kan për detyrë  mbrojtjen, ruajtjen dhe përparimin, vleresimin e
rrethanave ekologjike.

Udhëheqësit e pikniqeve
shoqërore

Udhëheqësit e Pikniqeve shoqërore janë anëtar të SHBAP të cilët
me vullnet udhëheqin grupe të ndryshme në bjeshkë. Organzohen në nënkomisione të
SHBAP-ës të rregulluara me rregullore të posaqme.

VI. SHERBIMET E
SPECIALIZUARA NE SHBAP

Neni 42.

Sherbimet e specializuara te
SHBAP-ës janë :sherbimi I shpetimtarisë në bjesshkë SHSHB/dhe sherbimi i
udheheqejes ne bjeshk./SHUB/.
Keto sherbime detyrat e veta i kryejne në
stacione te shoqërive bjeshkatare të specializuara në pikpamje profesionale te
aftësuara dhe me bashkëpunim te ndersjellet ne parimet
teritoriale.

VII.SHERBIMI I SHPËTIMTARISË NË
BJESHK/SHSHB/

Neni 43.

SHSHB është organizatë vullnetare e
aftësuar në pikpamje profesionale e rëndësishme për shpëtimin,për veprimtari
preventive në dhënjen e ndihmës të rrezikuarve në bjeshkë, shpella, si dhe në
fatëkeqësitë elementare të të rrezikuarve.
Shërbimi i shpëtimtarisë është i
regjistruar ne SHBAP si persona fizik edhe i pergjigjet Komisionit për
shpetimtari në bjeshkë.
SHSHB dhe stacionet e tyre janë
joprofitabile.

SHËRBIMI I UDHËHEQJES NË BJESHKË I SHBP-ës

Nneni
44.

Shërbim udhëheqjës në bjeshkë është shërbim vullnetar i cili në baza
vullnetare i udhëheq në mënyrë profesionale anëtaret, qytetaret në vend dhe
jasht vendit.Realizohet nëpërmes stacioneve të shoqërise.Stacionet mund të
regjistrohen si persona Juridik në SHBAP
Në SHBAP mund të regjistrohen edhe
shërbimet tjera të udhëheqësve në bjeshkë, në se janë persona Juridik të
organizuar me standarde ndërkombëtare të shoqërive për udhëheqje në
bjeshkë.-SHUAGM/Unioni  internationaldes associationsde guide
montagne/.

VIII. ZYRRJA E SEKERTARIT TE PERGJITHSHEM TE
SHBAP-es

Neni 45.

Shërbimet administrative,profesionale e teknike,
për nevoja të ndryshme për SHBAP,  i kryen shërbimi professional administartiv i
SHBAP-ës të cilin e organizon zyra e SHBAP-ës.
Për kryrjen e këtyre punëve
nëvojitet kuadri i kualifikuar me përkatësi profesionale.Numri i të punësuarve
dhe lartësia e pagave  e cakton Bordi i SHBAP-ës.
Neni 46.

Udhëheqës i
zyrës është Sekretari I pergjithshem i SHBAP-ës.
Sekertari I pergjithshem
punën e vet e kryen në mnyrë  profesionale duke u bazuar në kontratën e punës me
SHBAP-ën dhe e emron Bordi i SHBAP-ës, në kohë të pacaktuar, duke u zgjedhur në
çdo katër  vite.
Sekertarin e pergjithshem e shkarkon Bordi i SHBAP-ës, në
rast të shkeljës së Ligjit të punës për shkak të mos realizimit të vendimeve të
Kuvendit dhe Bordit të SHBAP-ës dhe për mos përmbajtje te rregullave komform
statutit të SHBAP.

Neni 47.

Sekertari I pergjithshem i SHBAP-ës
është i pavarur në punën e vet.
Emërohet nga Bordi.
Nuk është anëtarë i
Kuvendit as i Bordit të SHBAP-ës,
Detyrat e tij janë pregaditja e
materialeve të Kuvendit dhe Bordit të SHBAP-ës, për Komisione dhe
Këshilla.
Ndihmon Kryetarin e Bordit për zbatimin e vendimeve ,konkluzave dhe
qëndrimeve të Kuvendit të SHBAP-ës , Bordit të SHBAP-ës.
Kryen edhe punët të
tjera të caktuar me këtë Statut dhe rregulloreve të tjera të
SHBAP-ës.
Sekertari  për punën e vet i përgjigjet Bordit te SHBAP-ës dhe
Kuvendit të SHBAP-ës, është përgjegjës edhe për zbatimin e punës materialo-
finaciare.
Sekertari është i obliguar të evidentoj të gjithë antaret e
Shoqerise dhe anëtarsinë e tyre  në librin amze te SHBAP.
Punët tjera të
sekertarit i rregullon edhe përshkrimi i vendit të punës  të cilin e harton
Bordi i SHBAP-ës.

IX.PASURIA,  MATERIALO – FINANCIARE E
SHBAP-ës

Neni 48.

Pasuri matrialo-finansiare te SHBAP jane pasuria
e patundshme, të mirat materiale në të holla, me të cilat disponon dhe udhëheq
SHBAP për kryrjën e detyrave.

Neni 49.

SHBAP siguron mjetet për
punë përmes:

-    anëtarësisë të shoqërisë bjeshkatare,
-
kontributi i anëtarve të bjeshkatarëve,
-    programe të nevojave
publike,
-    kontribut/donacion/sipas veprimtarisë programore,
-
ndihma dhe kontributi nga tregetia si dhe nga instuticionet shtëterore
-
shoqatave të qytetarve ,
-    të hyrat nga objektet sportive që ka në
dispozicion,
-    shperblimeve
-    dhe të hyrat tjera në bazë të
marveshjes, kontratave dhe ligjit-statutit.

Neni 50.

SHBAP udhëheq
me mjetet që disponon, në përputhje me Rregolloret dhe Ligjin  për çështjet
materialo financiare si organizat jo profitabile.

Neni 51.

SHBAP
mund të ketë pasuri të patundëshme dhe të tundshme.
Vendimin për blerjën dhe
shitjën e pasurisë si dhe dhënjën më qera  e merr Bordi i SHBAP-ës.
SHBAP
mund t’i jap me qera shtëpinë bjeshskatare, strehimoret dhe shpellat, për të
cilat duhet ta informoj Kuvendin e SHBAP-ës për çdo ndrrim që bëhet me Vendim të
SHBAP-ës dhe kontratë të obligueshme të qirasë.
Vendimin për këtë e merr
organi kompetetnt me Statut të SHBAP-ës,në perputhje me Ligj.
Neni
52.

Pasuria që është siguruar nga donacionet ose me mjete financiare të
SHBAP,  duhet të iudhëheqet sipas Rregullores dhe Statutit të
SHBAP-ës.

Neni 53.

Shtëpitë bjeshkatare, strehimoret, shpellat
menagjohen me rregullore të SHBAP-ës dhe FBAK-ës. Për të gjitha këto dhe
shtigjet në bjeshkë, kujdesen organet e  SHBAP-ës dhe FBAK-ut.
Bordi i
SHBAP-ës nxjerr Rregullorën për kujdesin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e tyre, në
pajtim me Rregullorën ë FBAK-ës.

X. MIRËNJOHJET

Neni
54.

Mirënjohjet për anëtarët e SHBAP dhe individëve për arritje të
rezultateve dhe sukseseve në punë dhe aktivitete ne bjeshkatari, si dhe për
zhvillimin e suksesshëm të bjeshkatarisë,Kryetari i SHBAP-ës propozon dhe ndan
mirënjohjet me simbole :

-    Shenja e bronzet e -SHBAPës,
-    Shenja
e argjendet e SHBAP-ës,
-    Shenja e arte e SHBAP-ës,
-    Plaketa  e
SHBAP-ës dhe
-    Deklarata e anëtarit të nderit të
SHBAP-ës.

Neni 55.

Mirënjohjet ndahen sipas Rregullorës
për dekorime të cilën e harton Bordi i SHBAP-ës.
Të gjitha shpërblimet ndahen
në propozim të Bordit të SHBAP-es.
Vendimin për ndarjën e dekoratës për
anëtarë të nderit e miraton Kuvendi i SHBAP-ës
Për ndarjen e dekoratave dhe
mirenjohjeve dhurohet edhe çertifikata me shkrim.
SHBAP për këto mirënjohje
mban shënimet e nevojshme në administartën e vet.

Neni 56.

Shenja
e –SHBAP-ës është njëherit si Llogoja e SHBAP-ës më mbishkrim SHBAP dhe vendi
për shenimin e emrit të dekoruesit.
Plaketa eSHBAP-ës është 15×20
cm.

XI. VEPRIMTARIA EKONOMIKE E SHBAP-ës

Neni 57.

SHBAP për
të i realizuar qëllimet e veta , mund të formoj shoqëri tregtare në keto
veprimtari:
-    Botues,
-    Informatik,
-    Turizëm,
-
Agjensinë për udhëheqje,
-    Tregti, import,eksport
-
Hotieleri.
Për formimin e shoqërive tregtare, vendimin e sjell Bordi I
SHBAP-ës.
Fitimi nga ekonomia shfrytëzohet vetëm per veprimtarinë e
SHBAP-ës.

Neni 58.

SHBAP boton broshura profesionale “Bjeshkatarët
e Prishtinës”dhe literaturat tjera profesionale .Për këte vendos Bordi i
SHBAP-ës,dhe e realizon Këshilli botues dhe Redaktori kryesor.

XII.
NDËRPRERJA E PUNËS

Neni 59.

SHBAP ndërpren veprimtarinë në rastet
të parapara me Ligj ose me vendimin e Kuvendit të SHBAP-ës.
Në raste të
parapara me lart,për pasurinë e SHBAP-ës vendos Kuvendi i SHBP-ës.
Në rast të
ndërprerjës së punës pa vendimin e Kuvendit ,pasuria e SHBAP-ës i takon
FBAK-ës.

XIII. DISPOZITAT KALIMTARE

Neni 60.

Ndrrimet dhe
plotësimet e projektit të Statutit të SHBAP –së i  pregadit dhe I përcakton
Bordi, e  paraqet në shqyrtim publik para antarësisë se SHBAP-se dhe Kuvendit
Komunal, në afat të shqyrtimit prej 30 ditësh.
Bordi SHBAP-ës pregadit,
përcakton   propozim projektin duke u bazuar në Statutin dhe mendime-propozimet
nga shqyrtimi public, i dorzohen bordit të SHBAP-ës i cili i propozon Kuvendit
tëSHBP-ës në miratim.
Bordi është i obliguar që Statutin ta harmonizoj me
Ligj,pa e ndrruar esencën e veprimtarisë themelore të SHBAP-ës.

Neni
61.

Të gjitha aktet e përgjithëshme, në bazë të statutit të tanishëm të
SHBAP-ës, mbesin në fuqi, nëse nuk janë në kundërshtim më dispozitat e këtij
Statuti, a nëse janë në kundërshtim ,duhet të harmonizohen me këte Statut në
afat prej një viti prej ditës të aprovit.
Spjegimin e dispozitave të këtij
Statuti e jep komisioni për Statut,dhe veprimtarinë normative të
SHBAP-ës.
Neni 62.

Të gjitha kërkesat e nevojshme për veprimtari, pa
pengesa, të qëllimeve dhe veprimeve në SHBAP, që nuk janë të përfshira me këtë
Statut, përcaktohen me Rregullore të posaqme të cilat i harton Bordi i
SHBAP-ës.

Neni 63.

Statuti i shoqërisë bjeshkatare duhet të
harmonizohet me Statutin e Federatës Bjeshkatare Alpiniste të
Kosovës.

Neni 64.

Me hyrjen në fuqi e  këtij Statuti, Statutit të
mëparshëm   i pushon
mandati.

Prishtinë
Kryetari i SHBAP-ës.
20/06/2009
___________________
Gani Syla